Seria A, Milani ndalet nga Empoli, shënon Torres

23/09/2014 00:00

Java e katërt e Seria A ka nisur me ndeshjen Empoli-Milan, ku të besuarit e Inzaghi-t nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2.

Milani e nisi ndeshjen me Torres dhe Van Ginkel në formacion, ndërsa binte në sy mungesa e El Shaarawy-t. Në anën tjetër, trajneri i Empolit kishte lënë në stol lojtarin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Vendasit zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 13 me anë të Lorenzo Tonelli, ndërsa dyfishoi shifrat Manuel Pucciarelli në minutën e 21, pas një skeme nga një goditje dënimi.

Edhe pas shënimit të dy golave Empoli zhvilloi minuta ta mira duke kontrolluar topin, por dy minuta para përfundimit të pjesës së parë Milani do të shkurtonte diferencën me anët të Torres, për të cilin ishte goli i parë me kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë miqtë ishin më kërkues. Me anë të japonezit Honda ata barazuan rezultatin në minutën e 58, por vetëm kaq pasi nuk do të kishte më gola, pavarësisht se Valdifior la ekipin e Empolit me 10 lojtarë në, Milani nuk mundi të fitonte ndaj ekipit të ardhur nga Seria B.

Të mërkurë do të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së katërt. Juventusi do të ketë një ndeshje të lehtë në letër, pasi do të presë në fushën e tij Cesena-n, ndërsa Roma do të udhëtojë për në Parma.

Top Channel