F1, Massa: Isha si një gjyshe në timon

23/09/2014 00:00

Felipe Massa është treguar shumë i sinqertë kur u pyet për vendin e pestë që arriti në Cmimin e Madh të Singaporit ditën e dielë. Piloti brazilian i Williamsit pranoi që ishte “i ngadaltë si një gjyshe” pasi po mundohej të ruante gomat me të cilat realizoi 25 xhirot e fundit.

“Nuk isha i sigurtë nëse gomat do të rezistonin deri në fund. Nuk më dukej e mundur që ta mbaroja garën, kështu që vendosa t’i jepja makinës si gjyshe për të qenë i sigurtë”, tha Massa.

Ish-piloti i Ferrarit theksoi se që në fillim nuk i zinte besë strategjisë me dy ndalesa në bokse.

“I thashë që ishte e pamundur, por e provuam gjithsesi. Mendova se bënë shaka kur ma thanë që do të hynim në pit-stop vetëm dy herë”, deklaroi Massa.

Top Channel