Fernando Santos, trajneri i ri i Portugalisë

23/09/2014 00:00

Fernando Santos është trajneri i ri i Portugalisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Portugeze e Futbollit që vonoi 12 ditë për të zëvendësuar Paulo Benton, teknikun që u shkarkua pas humbjes së papritur 0-1 që kombëtarja jonë i shkaktoi Portugalisë në stadiumin e Aveiros.

59-vjeçari Fernando Santos ishte trajneri i Greqisë në Botërorin e fundit dhe ishte i vetmi që e pranoi detyrën e teknikut të Portugalisë pasi emra si José Mourinho (Chelsea), André Vilas-Boas (Zenit) apo Jorge Jesús (Benfica) e hodhën poshtë publikisht mundësinë e drejtimit të luzitanëve.

Në karrierën e tij si trajner klubesh, Fernando Santos ka drejtuar emra të mëdhenj në Portugali dhe Greqi si Benfica, Sporting, Porto, AEK, Panathinaikos dhe PAOK.

Top Channel