Gjetan Keta: Do të nderoj shqiptarët, Bulqizën dhe veten

23/09/2014 00:00

Kampioni aktual euro-aziatik në federatën WBC, boksieri shqiptar Gjetan Keta do të mbrojë titullin më 18 tetorit në vendlindjen e tij, në Bulqizë, ndaj rusit Marat Khuzeev.

I ftuar në “Procesin Sportiv”, 3 herë kampioni i botës në KikBoks, Ismail Keta, vëllai dhe njëkohësisht trajneri i Gjetanit e ka vlerësuar si një ndeshje tepër të rëndësishme atë të 18 tetorit, duke qenë se do të zhvillohet në Bulqizë, vendlindja e vëllezërve Keta.  

Ndërsa në një lidhje me “Skype”, Gjetani është shprehur se, pavarësisht emocioneve të mëdha, përqendrimi te stërvitja është maksimal.

“Kjo është një ndeshje e veçantë, duke qenë se do të zhvillohet në vendlindjen time. Aktualisht jam tepër i përqendruar te stërvitja për të dhënë maksimumin në ndeshje, të nderojë shqiptarët, Bulqizën dhe veten”, u shpreh Gjetani

Trajneri i Gjetanit, Ismaili, e ka cilësuar tepër të fortë ndeshjen, duke thënë se boksieri rus është i një niveli mjaft të lartë.

Në fund Islamili shtoi se të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave dhe nga sponsorët do të shkojnë për të ndërtuar stadiumin e futbollit në qytetin e Bulqizës, “për t’i ardhur në ndihmë të rinjve të largohen nga rruga dhe t’i afrohen sportit”, tha ai.

Top Channel