Edhe femrat mund të sulmojnë arbitrin

23/09/2014 00:00

Jo vetëm meshkujt, por edhe femrat mund të jenë agresive ndaj arbitrave. Në një ndeshje futbolli për femra në Rumani arbitri kryesor është sulmuar nga portierja e ekipit Real Craiova, pasi ajo u ndëshkua me kartonin e kuq për një ndërhyrje të rëndë.

Më pas u desh edhe ndërhyrja e shoqeve të ekipit për të larguar nga fusha e lojës portieren e tensionuar.

Pasi e la ekipin me një lojtar më pak, mes tensionit, portierja heq bluzën dhe ia jep atë një prej shoqeve të saj për ta zëvendësuar në portë, duke qenë se ekipi i Real Craiova i kishte kryer 3 zëvendësimet.

Top Channel