“Juventusi, jo shumë më i fortë se Milani”

22/09/2014 00:00

Silvio Berlusconi ngacmoi Filippo Inzaghin me një batutë pas humbjes ndaj Juventusit (Do të vizitoj sërish ekipin në Milanello, por nëse nuk bëjnë atë që them unë…), ndërsa Barbara Berlusconi është më optimiste për të ardhmen e Milanit.

“Juventusi nuk ishte shumë më i fortë se ne. Në krahasim me fundin e sezonit të shkuar pashë një ndryshim të pabesueshëm”, tha administratorja e deleguar e kuqezinjve dhe vajza e presidentit Berlusconi.

“Nuk u dorëzuam deri në fund. Ndoshta tifozët prisnin më shumë seç duhej pas entuziazmit të krijuar nga dy fitoret e para, por përballë kishim një skuadër shumë të fortë”, shtoi Barbara për ‘Corriere della Sera’.

Në fund, Lady B nënvizoi se Milani ka nevojë për kohë që të ringrihet: “Mos të harrojmë që trajneri është në eksperiencën e tij të parë. Tani kalendari na favorizon dhe unë besoj se me kalimin e kohës do të ringrihemi.”

Top Channel