Volejboll, Polonia fiton Botërorin

22/09/2014 00:00

Polonia ka fituar Kampionatin Botëror të Volejbollit 40 vite pas suksesit të fundit. Përballë 14 mijë spektatorëve në “Spodek Arena” (40 mijë të tjerë po e ndiqnin ndeshjen jashtë), polakët mundën në finale Brazilin.

Të dyja skuadrat finaliste erdhën në këtë ndeshje finale vetëm me një humbje: Polonia ishte mundur nga SHBA-ja 3-1, ndërsa Brazili kishte humbur pikërisht ndaj Polonisë 3-2.

Rezultati i ndeshjes: 3-1 (18-25, 25-22, 25-23 dhe 25-22). Mika ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me 22 pikë të shënuara.

Top Channel