Serie A, tjetër sukses i Romës, mposhtet Lazio

21/09/2014 00:00

Roma i është bashkuar Juventusit në krye të Serie A në kuotën e 9 pikëve, pas fitores në fushën e saj 2-0 ndaj Cagliari-it.

Me dy gola që në minutat e para kryeqytetasit arritën të zgjidhnin ndeshjen. Ishin Destro dhe Florenzi autorët e dy golave, të cilët u shënuan në minutën e 10-të dhe 13-të të ndeshjes.

Ndërsa Lazio e dy shqiptarëve, Berisha e Cana, nuk ka mundur të fitojë në fushën e vështirë të Genoa-s, pasi vendasit u treguan mjaft të kujdesshëm në mbrojtje dhe tre minuta para përfundimit arritën të shënonin golin e avantazhit me anë të Mauricio Pinilla-s.

Portieri i kombëtares sonë, Berisha u aktivizua që nga minuta e parë, ndërsa Cana u hodh në lojë si zëvendësues në minutën e 69-të. Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Sassuolo-s dhe Sampdoria-s u mbyll me rrejta të paprekura.

Në mbrëmje, Interi barazoi në Palermo 1-1, ndërsa Napoli u mund në Udine 1-0.

Top Channel