F1, Rosberg: Keq për mua, mirë për gazetarët

21/09/2014 00:00

Nico Rosberg u shfaq shumë i mërzitur para mediave pas braktisjes së Cmimit të Madh të Singaporit për shkak të problemeve të shumta mekanike me makinën.

“Ishte një ditë e keqe. Timoni nuk funksiononte, kështu që nuk kontrolloja dot makinën. Nuk kishte as fuqi elektronike. Makina sot ishte sëmurë”, tha Rosberg.

“Ishte gjëja më e mirë që të ndaloja, nuk kishte kuptim”, shtoi gjermani i Mercedesit.

Kur u pyet nga gazetarët mbi rihapjen e luftës për titullin kampion, Rosberg tha: “Keq për mua, mirë për ju.”

Top Channel