Inzaghi: Humbje e merituar, por ecim përpara

21/09/2014 00:00

Pippo Inzaghi ka dalë i pakënaqur, por i qetë pas supersfidës Milan-Juve, të shtunën në mbrëmje.

“Kemi bërë maksimumin, por Juventusi është i jashtëzakonshëm. Gjithsesi, e shoh gotën gjysmë të mbushur. Kemi sfumuar ëndrrën për të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi ndaj kampionëve të Italisë. Por jam i bindur se me këtë shpirt gare mund t’iu dhurojmë shumë kënaqësi”.

A mund të bënte më shumë Milani kundër Juves? “U përpoqëm të gjenim golin me Hondan dhe Menez, por Buffon ishte në ditë të mirë. Vuajtëm shumë, patëm një reagim të mirë pas pësimit të golit nga Juve. Megjithatë mund të them se po ndërtojmë të ardhmen tonë, ndaj dhe do të shohim në Dhjetor se si do jemi dhe ku do gjendemi. Mendimi im tashmë i takon sfidës së ardhshme. Dalim sërish me kokën lart nga takimi me Juven, por duhet të marrim pikët maksimale ndaj Empolit”, u shpreh Inzaghi.

Sa larg është Milani nga Juventus realisht? “Nuk mund të them se jemi shumë larg nga Juve, e për këtë ndihem i lumtur. E rëndësishme është që lojtarët nuk duhet të humbasin besimin pas kësaj humbjeje”.

Çfarë iu ka thënë Barbara Berlusconi pas ndeshjes? “Ishte e kënaqur për shpirtin e treguar në fushë dhe dëshirën për të bërë më mirë. Pësuam një gol atëherë kur dukej se Juve ishte larguar nga porta, por ishte një krijesë e dy kampionëve të mëdhenj. Megjithatë shoh sërish gjëra pozitive nga ky takim, pas 3 ndeshjeve nuk mund të ishim perfektë”.

A ka bërë Inzaghi paqe me Allegrin? “Nuk kishte nevojë për paqe, gjithçka është sqaruar. Kemi pasur mendime të kundërta në të kaluarën, por tani ai është në krye të një pankine prestigjioze, ndërsa unë në krye të pankinës së ëndrrave të mia. Ne vijmë nga një diferencë e largët, e dimë mirë ku kemi qenë vitin e kaluar, por shpirti ka qenë i jashtëzakonshëm dhe duhet të rritemi”.

Top Channel