Supersfida Milan-Juve vendoset nga Tevez

21/09/2014 00:00

Supersfida e së shtunës mbrëma mes Milanit dhe Juventusit është vendosur nga një gol i argjentinasit Carlos Tevez, në minutën e 70 të ndeshjes.

Një fitore minimale për skuadrën e drejtuar nga Allegri, por e merituar, pasi zotëroi më shumë topin, pati më shumë aksione të rrezikshme, goditi shtyllën me anë të Marchisios në pjesën e parë, si dhe shpërdoroi të paktën 5 raste të pastra.

Juventus ndodhet tashmë me pikë të plota dhe, për më tepër, nuk ka pësuar ende gol, në 3 takimet e zhvilluara deri më tani për sezonin e ri të Serie A.

Sa i përket Milanit, kuqezinjtë kanë bërë një hap prapa sa i përket iluzioneve të krijuara gjatë dy takimeve të para. Janë ende shumë larg nga më të fortët e kampionatit, 3 herë kampionët e Italisë. Ka debutuar gjithashtu Torres, i cili luajti përgjatë 15 minutave të fundit të ndeshjes.

Ndeshja nisi ashtu siç pritej, me tension të lartë, sidomos nga milanistët. Inzaghi hodhi në fushë një Milan të parashikuar me rikthimin e El Shaarawyt. Ndërsa ish-futbollisti kuqezi nuk harroi të shtrëngonte duart edhe me Max Allegrin, teknikun me të cilin i dha fund edhe karrierës si futbollist te Milan.

Top Channel