Finalja e Euro2020 do të luhet në Wembley

20/09/2014 00:00

Euro2020 do të jetë një kampionat special futbolli ku për herë të parë nuk do të organizohet vetëm në një vend, por në gjithë Europën.

Në Gjenevë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s hodhi shortin që përcaktoi stadiumet ku do të luhet faza në grupe dhe finalja e Europianit.

Londra në Wembley-n e rinovuar do të presë finalen. Italia, Gjermania, Rusia dhe Azerbajxhani do të presin gjysmëfinalet, ndërkohë që Olimpiko i Romës do të presë njërën prej çerekfinaleve së bashku me  Mynihun, Shën Pjetërburgun dhe Bakun.

Faza në grupe do të luhet në tetë qytete europian që do të presin secili nga tre takime; Kopenhageni në Danimarkë, Bukureshti në Rumani, Amsterdami në Holandë, Dublini në Irlandë, Bilbao në Spanjë, Budapesti në Hungari, Brukseli në Belgjikë dhe Glasgou në Skoci do të presin këtë fazë, ndërkohë që janë skualifikuar kandidaturat e Sofjes, Shkupit, Kardifit, Jeruzalemit dhe Stokholmit.

Top Channel