Milan-Juventus, “e treta e vërteta”

20/09/2014 00:00

Ndoshta nuk ka më atë shkëlqimin e sfidave të fillimit të viteve 2000
apo të viteve ’90, por sërish kur përballen këto dy emra rivaliteti
mbetet i madh.

Kur u hodh shorti vuri përballë njëra-tjetrës që në javën e tretë të
Serisë A Milanin dhe Juventusin, dy prej skuadrave që kanë bërë
historinë e futbollit italian.

Sonte në San Siro-n e tejmbushur
(plot 78.681 spektatorë) Milani luan provën e së vërtetës. Kuqezinjtë e
drejtuar nga Inzaghi kanë befasuar në këtë nisje të kampionatit duke
fituar të dyja ndeshjet e para dhe përballja me Juventusin shihet si “e
treta e vërteta”.

Juventusi i drejtuar nga një ish-milanist do të
kërkojë vazhdimësinë. Allegri ka qenë ai që ka ndezur edhe më tej
atmosferën. Një ditë më parë në një deklaratë thumbuese kur tha se si
lojtar Inzaghi qendron më lartë se ai, por si trajner…

Milani
pritet të luajë 4-3-3  me Abbiati-n në portë që do të zëvendësojë Diego
Lopez-in e dëmtuar, para tij do të rreshtohen nga e majta në të djathtë
De Sciglio, Zapata, Rami dhe Abate. Në mesfushë De Jong do të luajë në
qendër  me në krah Poli-n dhe Muntari-n ndërsa në Sulm Honda dhe El
Shaaraëy në krah do të ndihmojnë Menez në qendër.

Për bardhezinjtë
pritet rikthimi i Vidal që mund të nisë takimin që nga minuta e parë.
Skema e përzgjedhur nga Allegri do të vazhdojë të jetë ajo 3-5-2. Në
portë është i zakonshmi Buffon, para tij do vendoset treshja e mbrojtjes
Bonucci, Chiellini dhe Caceres. Në mesfushë Marchisio, Vidal dhe Pogba,
ndërsa në krahe Asamoah dhe Lichtsteiner, ndërsa në sulm Tevez dhe
Llorente.

Top Channel