Gara e Singaporit, Vettel optimist

20/09/2014 00:00

Sebastian Vettel beson se Red Bull-i ka mundësitë për të prishur hegjemoninë e Mercedes-it në këtë sezon të Formula 1.

Kampioni në fuqi beson se nga ajo që u pa në provat e lira të së premtes në Singapor makinat Red Bull janë në gjendje të ndërhyjnë në betejën për titull mes dy makinave Mercedes të Leëis Hamilton dhe Nico Rosberg.

“Mendoj që jemi afruar më shumë se kurrë këtë kampionat makinave Mercedes. Jemi këtu për të luftuar dhe këtë fundjavë kemi një makinë të mirë”, tha ai.

Mercedes ka dominuar këtë kampionat të Formula 1 duke udhëhequr bindshëm në klasifikimin e skuderive, ndërsa beteja për titullin kampion për pilotë, të paktën për momentin, është ende një “çështje e brendshme” e Mercedes me dy pilotët Roseberg dhe Hamilton që kryesojnë.

Top Channel