Partizani mposht Teutën 2-0, Skënderbeu rikthehet tek fitorja

19/09/2014 00:00

Janë luajtur të premten në mbrëmje dy ndeshjet e para të javës së pestë të Superligës ku kanë fituar ekipet pritëse.

Partizani ka mbposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Teutën e Durrësit, me golat e shënuar nga Raçiç në minutën e 39 dhe Fazlliu 3 minuta më vonë.

Me të njëjtin rezultat Skënderbeu ka mposhtur në shtëpi Kukësin, duke u kthyer tek fitorja pas dy javësh. Për korçarët kanë shënuar Sefa në minutën e 65 dhe Progni në të 77.

Java e pestë e Superligës do të mbyllet me ndeshjet Laçi-Tirana, Elbasani-Flamurtari dhe Vllaznia-Apollonia.

Top Channel