Menez: Mezi po e presim ndeshjen me Juven

19/09/2014 00:00

Milani do të presë Juventusin në sfidën e së shtunës për kreun e tabelës së renditjes, një përballje që mund të rezultojë edhe si një kthesë e synimeve të kuqezinjve për t’i dhënë fund dy sezoneve zhgënjyese.

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Filippo Inzaghi, Milani ka pasur një nisje perfekte të këtij sezoni me 2 fitore në po kaq ndeshje, ndërkohë që në dy sezonet e kaluara nën drejtimin e Massimiliano Allegrit dhe, së fundi, Clarence Seedorf.

Fitorja 3-1 ndaj Lacios në javën e parë u pasua nga një tjetër fitore në Parma, fundjavën e kaluar, ku kuqezinjtë shënuan 5 gola e pësuan 4. Edhe pse fitorja e fundit nxorri në pah talentin e sulmuesve, ajo padyshim ekspozoi edhe dobësitë në prapavijë.

Juventusi, i pamposhtur në fushën e tij gjatë gjithë sezonit të kaluar duke ngritur në fund titullin kampion për të tretën herë radhazi, ende nuk ka pësuar gol gjatë dy ndeshjeve të fundit, ku kanë marrë fitore ndaj Chievos dhe Udinezes, duke u shënuar atyre 3 gola.

Gjithsesi, Jeremy Menez është shprehur se pret më shumë përkushtim në “San Siro” këtë të shtunë. “Do të jetë një ndeshje e madhe. Do të ketë gola dhe emocione, pse jo siç ndodhi në Parma”, tha francezi për “Gazzetta dello Sport”.

“Juve mund të jetë ende disi përpara nesh, por të shtunën do të luajmë në nivele të barabarta dhe mund të arrijmë gjëra speciale. Ka shumë për të diskutuar gjatë kësaj ndeshjeje, thjesht duhet të fokusohemi te puna jonë dhe t’i përmbahemi planit tonë të lojës”.

Milani pret Juven vetëm 4 ditë pasi bardhezinjtë korrën një fitore 2-0 ndaj Malmos në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Champions League, grupi A. Por, transferta në “San Siro”-n e tejmbushur, siç pritet, do të jetë ndryshe nga fitorja e lehtë e arritur në mesjavë, veçanërisht pasi tifozët kuqezinj do t’i dhurojnë një pritje “armiqësore” ish-trajnerit të tyre Allegri.

Top Channel