Euro 2020, finalja në “Wembley”

19/09/2014 00:00

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka përzgjedhur 13 Federatat që do të presin ndeshjet e Europianit të vitit 2020, teksa Anglia duket më e “bekuara”, pasi në “Wembley” të Londrës do të luhen dy gjysmëfinalet dhe finalja.

Ishin gjithsej 19 Federata që kishin aplikuar për të siguruar qoftë edhe zhvillimin e një ndeshjeje të vetme, ndërkohë që janë përzgjedhur vetëm 13 prej tyre.

Angli/Londër – gjysmëfinalet dhe finalja
Azerbajxhan/Baku – 3 ndeshje në grupe, 1 çerekfinale
Belgjikë/Bruksel – 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Danimarkë/Kopenhagen – 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Gjermani/Mynih – 3 ndeshje në grupe, 1 çerekfinale
Hungari/Budapest – 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Itali/Romë – 3 ndeshje në grupe, 1 çerekfinale
Holandë/Amsterdam – 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Republika e Irlandës/Dublin – 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Rumani/Bukuresht – 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Rusi/Shën Pjetërburg – 3 ndeshje në grupe, 1 çerekfinale
Skoci/Glasgou – 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve
Spanjë/Bilbao – 3 ndeshje në grupe, 1 ndeshje e raundit të 16-sheve

Anglia ka organizuar më herët Euro ’96, ku Gjermania mposhti 2-1 Republikën Çeke në finalen e “Wembley”-t. Ndër organizatorët e tjerë të shpallur në Gjenevë gjatë së premtes, në Mynih është luajtur Euro 1988, në Romë Euro 1968 dhe 1980, në Bruksel Euro 1972.

Më 6 Dhjetor 2012, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi në Lozanë se do të organizonte një Europian për Europën në vitin 2020, në vend që të luhej në vetëm 1 vend apo 2 vende bashkëorganizatore. Idea ishte e presidentit të UEFA-s, Michel Platini.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel