Xavi Hernandez ka barazuar Raul Gonzalezin në krye të renditjes së lojtarëve me më shumë ndeshje në fazën finale të Ligës së Kampioneve pasi mesfushori spanjoll ishte në formacionin e Barcelonës për ndeshjen e parë të grupeve që katalanasit luajtën ndaj qipriotëve të APOEL-it.
Për mesfushorin katalanas, kjo ishte ndeshja e 142, aq sa ka grumbulluar ish-sulmuesi i Realit të Madridit.
Por, nëse do të marrim parasysh edhe ndeshjet në fazat play-off, renditjen për më shumë ndeshje të luajtura në Champions League e kryeson uellsiani Ryan Giggs. Ish-mesfushori i Manchester United ka luajtur 151 takime.
Xavi e ndjek nga afër me 148 ndeshje, Rauli renditet në vendin e tretë me 144 ndeshje, ndërsa në vend të katërt pozicionohet Iker Casillas me 143.
Top Channel