Përleshje në “Olimpico”, qëllohet me thikë tifozi rus

18/09/2014 00:00

Roma u rikthye në Champions me një fitore spektakolare ndaj rusëve të CSKA-së me rezultatin 5-1. Nënkampionët e Italisë zhvilluan një 90 minutësh perfekt në fushën e lojës.

Por para dhe gjatë ndeshjes në “Olimpico” ka pasur përleshje mes dy tifozërive. Dy tifozë të CSKA-së mbetën të plagosur. Njëri prej tyre ishte qëlluar me thikë në gjoks dhe në krah, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa tifozi tjetër është qëlluar me një shishe birre në kokë, duke mbetur i plagosur.

Më pas përleshjet janë zhvendosur brenda në stadium. Rreth 1 mijë tifozë rusë në pjesën e dytë të ndeshjes filluan të hedhin tymuese në drejtim të tifozëve vendas. Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë situata është normalizuar.

Top Channel