Totti: Të ndjekim shembullin e Atletico-s

17/09/2014 00:00

Kapiteni legjendar i ekipit të Romës, Francesco Totti, duke folur para sfidës ndaj CSKA-së, është shprehur i sigurt për suksesin e ekipit të tij në Champions.

“Do të përpiqemi të ndjekim shembullin e Atletico-s së Madridit të një viti më parë. Në Europë 3-4 ekipe janë më të forta, ndërsa të tjerat janë thuajse një nivel. Mendoj se Roma do të shkojë larg”, ka thënë Totti.

Duke folur për grupin ku ekipi i tij bën pjesë ai thotë se, ndjehet i lumtur për faktin që do të ndeshet ndaj ekipeve të forta si Bayern dhe Manchester City, por nuk i trembet atyre.  

Top Channel