Arvizu: Fullani të mos politizohet

15/09/2014 00:00

Për rreth 60 minuta kryediplomati amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu është takuar me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Në fund të takimit Arvizu i deklaroi gazetarëve se ai ishte i shqetësuar për politizimin që është duke marrë çështja e ish-guvernatorit të arrestuar, Ardian Fullani.

Fillimisht Arvizu e përshkruajti Ilir Metën si si një mik të mirë të SHBA-ve duke theksuar  se  Parlamenti ka një rroll të rëndësishëm në mirëfunksionimin e shtetit dhe vizita  ishte një mundësi për  shkëmbimin e idve për zhvillimet me te fundit ne vend.

“Rreth asaj që është duke ndodhur me Bankën e Shqipërisë, dëshiroj të theksoj se së pari është i rëndësishëm stabiliteti financiar. Kjo do të thotë që aktorë të ndryshëm, qofshin këta në maxhorancë, në opozitë, apo gjyqësori të kujdesen në mënyrë që i gjithë procesi duhet të jetë i depolitizuar. Integriteti i të gjithë sistemit të drejtësisë duhet jetë i qartë. Situata financiare duhet të stabilizohet dhe rruga më e mirë për tja arritur kësaj është depolitizimi. Hetimi për vjedhjen e bankës duhet të vijojë, por jam pak i shqetësuar për politizimim që po i bëhet kësaj çështje. Ka shumë spekullime dhe teori konspirative kjo mbase është interesante për gazetarët apo njerëzit, por nuk besoj që kjo është ndihmëdhënëse.Çfarë mund të ndihmojë tani është zhvillimi një procesi me integritet si një rrafshin e gjyqësorit përfshi atë financiar”, u shpreh Arvizu.

Një burim nga takimi i pohoi Top-Channel se temat e diskutimit mes ambasadorit Arvizu dhe kryeparlamentarit Meta u përqendruan në bojkotin e Parlamentit nga opozita, zbatimin e reformës territoriale, zhvillimet në Ukrainë dhe ato lidhur me ISIS.

Top Channel