Një varrmihës në Spanjë është pezulluar nga puna pasi ka pozuar me një kufomë të dekompozuar që sapo e kishte nxjerrë nga arkivoli.

55-vjeçari Celestino Reyna është fotografuar duke qeshur pranë kufomës së një burri të cilin e kishte nxjerrë për ta varrosur në të njëjtin varr me gruan që sapo i kishte ndërruar jetë.

Në foto shihet edhe nipi i burrit të vdekur, i cili foton e ka shpërndarë me kolegët e tij të punës në ‘Whatsapp’ dhe menjëherë ka bërë xhiron e botës.

“Nuk e mendova kurrë se do të bëhej kaq e madhe. Nuk doja të tregoja mungesë respekti ndaj xhaxhait tim”, tha nipi.

Celestino Reyna ka humbur punën dhe është vendosur në një rol tjetër në Bashki në një kohë që po bëhen hetime për këtë ngjarje.

Top Channel