Basketboll, SHBA-ja fiton Botërorin

15/09/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpartalluar 129-92 Serbinë në finalen e Kampionatit Botëror të Basketbollit që u zhvillua në Spanjë. Në këtë mënyrë amerikanët fitojnë Botërorin për herë të dytë radhazi dhe për herë të pestë në histori.

Finalja nisi mirë për serbët, të cilët pas 5 minutave lojë udhëhiqnin 15-7, por trajneri i Amerikës merr një “time out” dhe fut në lojë Demarcus Cousins dhe Kyrie Irving. Në këtë moment gjithçka përmbyset dhe yjet e NBA-së nuk tregojnë më mëshirë për kundërshtarin.

Statistikë e mrekullueshme për 3 pikë nga ana e SHBA-së (50%, 15/30). Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Kyrie Irving me 26 pikë.

Top Channel