Hapet viti shkollor për parauniversitarët

15/09/2014 00:00

Kreu i Qeverisë, Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kanë
përzgjedhur shkollen e mesme “Ismail Qemali” për t`i uruar të gjithë
nxënësit shqiptarë, për një vit të mbarë shkollor.

Kryeministri Rama tha se gjate këtij viti, të gjithë mësuesit do të testohen, në mënyrë, që çdo mësues i përgatitur të japë mësim në profilin e tij.

“Sapo kemi filluar një pjesë tjetër të reformës për mësuesit, duke synuar që në një kohë sa më të shkurtër të përputhim profilet e mësuesve me orët e mësimit, sepse ka shumë shkolla dhe raste në Shqipëri, ku mësues që kanë profil biologji, japin gjeografi, mësues që kanë profil gjeografi japin muzikë, për të mos folur pastaj për ata që tentojnë të japin fizkulturë dhe që mund të kenë profile nga më të ndryshme, vetëm se jo fizkulturë”, tha Rama.

“Do të organizojmë një proces kaskadë të trajnimit të mësuesve, duke u larguar nga ajo metoda e vjetër e blerjes dhe e shitjes së krediteve, por duke ndërtuar një sistem trajnimi me fokus atë që realisht ka nevojë mësuesi, atë që realisht ka cilësia në çdo orë mësimi”, u shpreh ministrja Nikolla.

Nxenesit e shkolles se mesme te pergjithshme ismail qemali kane patur rezultatet me te larta ne maturen shteterore, cka ka bere qe kjo shkolle te jete pjese e projektit pilot te dixhitalizimit.

“Prindërit do të jenë të lidhur online dhe sapo juve të mos shfaqeni në mësim, do t’i shkojë lajmi që ju nuk jeni në mësim. Ose në momentin që vihet nota, nota t’i shkojë direkt prindit në celular dhe nuk mund t’i thoni dot ndryshe”, u shpreh Rama.

15 shtatori eshte dita e pare e shkolles, dhe nje nga ditet me te vecanta ne jeten e  32 mije vogelusheve te cilet sot kane nisur rrugen e gjate te dijes.

Top Channel