Milan, fitore “thriller” ndaj Parmes

15/09/2014 00:00

Ka ndodhur gjithçka në ndeshjen e luajtur në “Tardini” mes Parmës dhe Milanit, ndeshje që kuqezinjtë e fituan me rezultatin 5-4.

Bonaventura debuton me gol te kuqezinjtë, ndërkohë që shënojnë Honda, Menez (2) dhe De Jong, në një ndeshje ku nuk munguan as gafat, mrekullitë dhe as penalltia apo kartonat e kuq, pasi të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë.

Golat për Parmën u shënuan nga Cassano, Felipe, Lucarelli dhe një autogol i De Sciglios, i cili pasoi topin tek portieri Diego Lopez, por ky i fundit në mënyrë të habitshme nuk arriti dot ta kontrollonte.

Për t’u veçuar goli i pestë i takimit i shënuar nga francezi Menez, një gol me takë pas një pasimi të bërë më parë për veten.

Me këtë fitore, Milani mban kreun e renditjes së bashku me Juventusin e Romën. Të treja këto skuadra kanë grumbulluar 6 pikë nga dy ndeshjet e tyre të para.

Top Channel