Fushë-Krujë, shpërthim në makinën e kreut të Bashkisë
15/09/2014 00:00
Automjetit të kryetarit të Bashkisë së Fushë-Krujës i është vendosur eksploziv mbrëmjen e djeshme ndërsa ndodhej në një lokal dasmash në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.
Automjeti i kryebashkiakut Gjon Bardhi ndodhej i parkuar aty dhe dyshohet se lënda plasëse tritol i është vendosur poshtë motorit të mjetit.
Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale të mjetit dhe disa mjeteve pranë.
I kontaktuar nga mediat, kryebashkiaku deklaron se nuk ka asnjë konflikt që mund të ketë çuar në një akt të tillë. Policia është duke hetuar pasi ka marrë gjurmët në vendin e ngjarjes, ndërsa pista kryesore e kësaj ngjarjeje është për shkak të detyrës.
Top Channel