Nisi viti i ri shkollor

15/09/2014 00:00

Viti i i ri shkollor duket se nuk ka nisur mbarë për nxënësit e dy klasave të dyta në shkollën ‘Emin Duraku’ në kryeqytet.

Ndonëse vogelushët me emocionin e ditës së parë dhe buqeten me lule per mesuesen jane nsiur per ne shkolle ata kane  mbetur te zhgenjyer. Vetem kur kane mberritur ne oborrin e shkolles iu eshte komunikuar se mesimin se do ta zhvillonin pasdite.

Zhvendosja e orarit mesimor per rreth 60 nxenes ka revoltuar prinderit, te cilet thone se nuk jane njoftuar me pare per kete.Nisur nga fakti se disa klasa te te treta kane kaluar paradite, ata akuzojne drejtorinë, se ka favorizuar disa mësuese për ta zhvilluar mesimin në orarin kur duhet ta zhvillonin klasat e dyta.

“Deri të premten kanë qenë se ne duhet të ishim paradite. Sistemi i kësaj shkolle ka qenë që klasat e para dhe të dyta, kanë qenë vetëm paradite, për shkak të moshës së fëmijëve. Tani kanë thënë që dy klasa të dyta të dalin pasdite dhe disa klasa të treta të dalin paradite”, thotë një prind.

“Për mua është shqetësim sepse nuk jemi lajmëruar më parë. Fëmija im ishte përgatitur që të hynte në mësim në mëngjes, por në fakt mbeti në oborr. Drejtoresha nuk na dha arsye konkrete për këtë”, thotë një prind tjetër.

Prinderit thone se nuk do lejojne qe keto dy klasa te dyta te zhvillojne mesimin pasdite dhe per kete do te terheqin femijet e tyre nga shkolla .

Ndersa drejtorja e shkolles “Emin Duraku”, Irena Muho sqaron se kjo zhvendosje e orairt eshte bere per te reduktuar numrin e nxesnve neper klasa

“Për të ulur numrin e nxënësve nëpër klasa, sidomos në klasat e ciklit të ulët dhe kërkojnë edhe një përkushtim shumë të madh të mësuesve, menduam që të hapnim një klasë të re të dytë dhe numri i nxënësve nëpër klasa të binte. Eshtë e pamundur që të gjitha klasat e dyta të qëndronin paradite sepse kaq ambiente kemi dhe kështu që disa prej tyre kaluan pasdite”, thotë drejtoresha.

Sipas Muhos, në klasat e dyta ka rreth 32 -33 nxenes ne klase ndersa ne klasa te para ky numer eshte me i vogel.

Top Channel