Interi i shënon sërish 7 gola Sassuolos

14/09/2014 00:00

Duket e pabesueshme, por Interi i Mazzarri-t e ka mposhtur sërish Sassuolo-n me të njëjtin rezultat të thellë po ashtu si një vit më parë, 7-0.

Ishte mënyra më e mirë që zikaltrit të ktheheshin në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së parë të mbyllur pa gola në Torino.

Mauro Icardi ishte njeriu i ndeshjes, pasi arriti të zhbllokonte rezultatin dhe më pas të shënonte edhe dy gola të tjerë. Osvaldo realizoi dopietë, ndërsa te goli arritën edhe mesfushorët Kovaçiç dhe Guarin.

Pas kësaj ndeshjeje Interi ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe ndeshjen tjetër do ta luajë në Palermo.

Edhe Lazio arriti të bëjë një paraqitje mjaft të mirë në këtë javë të dytë, duke fituar 3-0 ndaj Cesena-s. Etrit Berisha e mbajti portën të paprekur këtë 90 minutësh.

Fiorentina  nuk arriti të merrte 3 pikët ndaj Genoa në shtëpi, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Tjetër surprizë në këtë javë të dytë në Seria A ishte humbja e Napolit në fushën e tij 0-1 ndaj Chievo-s.

Top Channel