Seria A, Juve dhe Roma fitojnë sërish

14/09/2014 00:00

Juventusi fitoi edhe ndeshjen e dytë në Serinë A. Këtë herë, 2-0 ndaj Udineses dhe i bashkohet Romës në krye të klasifikimit.

Skuadra e drejtuar nga Allegri luajti e qetë pasi përballë pati një ekip i cili gjatë 90 minutave nuk u tregua asnjëherë i rrezikshëm. Kjo gjë i dha mundësinë juventinëve të luanin të qetë dhe të shënonin dy herë me Tevezin në pjesën e parë dhe Markision në të dytën.

Një fitore kjo që do t’i shërbejë për moral skuadrës italiane e cila të martën do të luajë ndeshjen e parë në Champions, atë kundër Malmoes.

Roma fitoi 1-0 në transfertën e Empolit në një ndeshje ku vendosi autogoli i Luigi Sepes.

Top Channel