Norvegjia “masakron” kombëtaren e femrave

13/09/2014 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra u mund 11-0 në “Niko Dovana” nga përfaqësuesja norvegjeze, duke regjistruar humbjen më të rëndë në historinë e saj.

Femrat tona, të cilat drejtohen nga Altin Rraklli, ishin pothuajse inekzistente ndaj skuadrës nordike, e cila është njëkohësisht dhe kryesuesja e grupit.

Protagonistja e fitores së thellë të norvegjezeve ishte Herlovsen, e cila shënoi 3 gola në portën tonë, ndërkohë që të tjerët u shënuan nga Mjelde, Hansen, Hergerberg, Havi dhe Enget.

Përvec rezultatit të thellë, kjo humbje është dhe një goditje psikologjike për kombëtaren tonë të femrave, pasi të mërkurën ato do të luajnë në Greqi përballë vendaseve ndeshjen e fundit në grup, me synimin për të mos humbur, pasi vetëm kështu mund të ruhet vendi i 5 në renditjen përfundimtare.

Top Channel