F1, zbulohet kalendari i 2015-s

13/09/2014 00:00

Kur mungojnë edhe 6 gara nga fundi i botërorit aktual të Formula 1, është zbuluar edhe kalendari i sezonit të ardhshëm, për vitin 2015.

Një axhendë tepër e pasur e që prezanton plot 20 takime, një më shumë se sa kampionati aktual. Risia ka të bëjë me Çmimin e Madh të Meksikës, që do të zhvillohet më 25 Tetor, 23 vjet pas garës së fundit të zhvilluar në këtë shtet.

Botërori i 2015-s do të nisë nga Melbourne i Australisë, e do të përfundojë më 29 Nëntor në pistën e “Yas Marina”-s në Abu Dhabi.

Ja kalendari i plotë:

15 Mars: Ç.M. Australi (Melbourne)
29 Mars: Ç.M. Malajzi (Sepang)
5 Prill: Ç.M. Bahrein (Sakhir)
19 Prill: Ç.M. Kinë (Shanghai)
10 Maj: Ç.M. Spanjë (Montmelò)
24 Maj: Ç.M. Monako (Montecarlo)
7 Qershor: Ç.M. Kanada (Montreal)
21 Qershor: Ç.M. Austri (Spielberg)
5 Korrik: Ç.M. Britani e Madhe (Silverstone)
19 Korrik: Ç.M. Gjermani (Nurburgring)
26 Korrik: Ç.M. Hungari (Hungaroring)
23 Gusht: Ç.M. Belgjikë (Spa-Francorchamps)
6 Shtator: Ç.M. Itali (Monza)
20 Shtator: Ç.M. Singapor (Marina Bay)
27 Shtator: Ç.M. Japoni (Suzuka)
11 Tetor: Ç.M. Rusi (Sochi)
25 Tetor: Ç.M. Meksikë (Mexico City)
1 Nëntor: Ç.M. SHBA (Austin)
15 Nëntor: Ç.M. Brazil (Interlagos)
29 Nëntor: Ç.M. Abu Dhabi (Yas Marina)

Top Channel