Trajneri i Paderborn mbetet në këmbë

13/09/2014 00:00

Debutoi në mënyrën më të mirë me ekipin e tij në Bundesligën gjerman, por ka mbetur në këmbë.

Andre Breitenreiter, trajneri i Paderborn, e ka gjetur makinën e tij, mëngjesin e së premtes, pa 4 rrotat e saj pasi e kishin vjedhur.

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se janë duke hetuar në lidhje me rastin në fjalë për identifikim e autorëve.

Nën drejtimin e trajnerit 40-vjeçarit Paderborn, me të cilin aktivizohet edhe lojtari i kombëtares sonë, Alban Meha, ka bërë një nisja mjaft të mirë në elitën e futbollit gjermanë duke arritur një barazim dhe një fitore në fushën e Hamburg 0-3.

Top Channel