Ronaldinho bën prezantimin tek ekipi i ri

13/09/2014 00:00

Ronaldinho është prezantuar gjatë së premtes te klubi i tij i ri, Queretaro në kampionatin meksikan. Ish lojtari i Barcelonës, Milanit dhe së fundi i Atletico Mineiro është shprehur i sigurt se edhe në Meksikë do të fitojë trofe.

“Kam ardhur këtu për të fituar, do të bëjë të njëjtën gjë si në të gjitha ekipet që kam luajtur më parë”, tha fituesi i dy “Topave të Artë”.

Ronaldinho, tashmë 34 vjeç, tha se kishte vendosur të vazhdonte karrierën e tij në Meksikë pasi ishte konsultuar me vëllain e tij, njëkohësisht edhe menaxheri, i cili kishte luajtur më parë në Meksikë. Ai shtoi se para se të vendoste kishte marrë oferta nga “pothuajse e gjithë bota”.

Një vit më parë Ronaldinho arriti të fitonte Kupën Libertadore me Atletico Mineiro, duke dhënë një kontribut të madh në suksesin e ekipit brazilian.

Top Channel