Rrëshen, qëllohet me thikë për vdekje një 18-vjeçar

12/09/2014 00:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të vona të së premtes në Rrëshen. Një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima Ardit Koka, i cili ka ndërruar jetë menjëherë pasi është dërguar në Spitalin e Rrëshenit.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët e vrasjes së të riut.

Top Channel