Rama: Stadiumet, jo peng i barbareve

12/09/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook për ngjarjet e turpshme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Kreu i ekzekutivit shkroi: “Stadiumet në Shqiperi s’mund të jenë më peng i barbarëve! Do bashkëpunojmë ngushtë me FSHF-në për t’i dhënë fund histerisë turpëruese të dhunës.”

Përleshjet mes tifozërisë së Vllaznisë dhe asaj të Tiranës nisën menjëherë  pas përfundimit të ndeshjes dhe për pasojë 6 tifozë dhe 5 punonjës policie u plagosën.

Të dëmtuarit pësuan kryesisht goditje me sende të forta dhe çarje në kokë, por fatmirësisht gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel