Kruje, vret vellain per pronen

12/09/2014 00:00

Rreth orës 08.25, në fshatin Bushnesh, komuna Thumanë (Krujë), në rrugën në afërsi të dy bizneseve të tyre (lokal dhe servis) që gjenden rreth 100 metra larg njëri-tjetrit, shtetasi Petrit (Leonard) Marku, 45 vjeç, lindur ne Pukë dhe banues në Bushnesh, dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Pal Marku, 52 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Ndërkohë, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje u vetëdorëzua në Policinë e Laçit së bashku me një pistoletë model 54.

Top Channel