FIA kufizon bisedat në radio

12/09/2014 00:00

FIA ka vendosur të kufizojë bisedat në radio mes pilotëve dhe ekipeve që nga Çmimi i Madh i Singaporit, gjatë kësaj fundjave, për të nxjerr në pah aftësitë individuale të pilotëve.

Në një qarkore e lëshuar gjatë ditës së mërkurë, ‘për të përmirësuar performancën e makinave dhe të pilotëve’, njoftohej se tashmë shkëmbimi i informacionit ishte i ndaluar. Dokumenti është nënshkruar nga drejtori i FIA për F1, Charlie Whiting.

Tashmë nuk do të lejohet asnjë bisedë në radio nëse ajo ndihmon pilotin për të përmirësuar performancën e tij.

Top Channel