San Lorenzo: Stadiumi yne “Papa Francesku”

11/09/2014 00:00

Stadiumi i ri i San Lorenzos, në Almagro (periferi e Buenos Airesit) të Argjentinës, do të mbajë emrin “Papa Francesku”, kjo për shkak të tifozllëkut që bën Ati i Shenjtë për skuadrën argjentinase të futbollit.

Impianti i ri, për të cilin klubi ka investuar plot 10 milionë dollarë, do të ndërtohet në vitet e ardhshme në zonën Boedo të Buenos Airesit. Lajmin për përzgjedhjen e këtij emri është bërë i ditur nga vet klubi kuqeblu, përmes një statusi në Tëitter.

“San Lorenzo do të luajë ndeshjet në fushën e vet në “Papa Françesku” të Boedos”.

Aktualisht, skuadra për të cilën bën tifo Papa, luan në stadiumin “Pedro Bidegain”, e ndodhur në periferinë Nueva Pompeya, sërish në Buenos Aires, një impiant i ndërtuar në vitin 1993.

Pas fitores së Kupës Libertadores, disa lojtarë dhe drejtues të San Lorenzos janë pritur në Vatikan nga Jorge Bergoglio. Me këtë rast, Papa Françesku ka kujtuar se klubi argjentinas është pjesë e identitetit të tij kulturor.

Top Channel