Largohet Bento, “fajin” e ka Shqipëria

11/09/2014 00:00

Paulo Bento është larguar nga drejtimi i kombëtares së futbollit të Portugalisë.

Lajmi bëhet i ditur nga një komunikatë zyrtare e Federatës portugeze, e cila shton se vendimi është marrë pas mirëkuptimit mes të dyja palëve.

Të dielën e kaluar, Portugalia, e cila vjen gjithashtu nga një Botëror me rendiment shumë të dobët, gjatë të cilit u eliminua që në fazën e grupeve, u mposht në Aveiro nga Shqipëria, me gol të shënuar nga Bekim Bala, në takimin e parë të kualifikueseve të Europianit 2016.

Bento ishte trajner i luzitanëve që prej vitit 2010 dhe nën drejtimin e tij kombëtarja portugeze arriti vendin e tretë në Europianin e 2012-s.

Top Channel