Franck Ribery: Nuk kthehem të luaj për Francën

11/09/2014 00:00

Franck Ribery ka këmbëngulur se nuk do të kthehet të luajë për kombëtaren franceze pas vendimit që mori për tërheqjen nga karriera ndërkombëtare verën e kaluar.

Sulmuesi i Bayern Munchen është kritikuar shumë nga Michel Platini, i cili e kërcënoi edhe se do të merrte masa si president i UEFA-s nëse lojtari nuk i përgjigjej thirrjes së trajnerit Didier Deschamps.

Por, 31-vjeçari theksoi për ‘Die Welt’ se me Deschampsin ka zgjidhur gjithçka dhe se tashmë do të përqendrohet vetëm tek klubi i tij: “Nuk do të tërhiqem nga vendimi im. E kam diskutuar me trajnerin e Francës dhe kemi arritur së bashku një marrëveshje. Dua të përqendrohem 100% tek Bayerni.”

Ribery ka luajtur 81 ndeshje me Francën duke shënuar 16 gola.

Top Channel