Probleme për Allegri-n, dëmtohen Vidal e Tevez

11/09/2014 00:00

Carlos Tevez do të jetë një mungesë tepër e rëndësishme për Allegri-n në sfidën e radhës në Serie A. Por përveç argjentinasit një tjetër lojtarë me peshë te bardhezinjtë, Arturo Vidal do të mungojë për rreth 20 ditë.

Në seancën e fundit stërvitore Carlos Tevez ka pësuar një dëmtim muskulor, duke e detyruar të braktisë menjëherë përgatitjet për sfidën e fundjavës me Udinezen. Edhe pse nuk jepen detaje për shqetësimin që ka Tevez, është e sigurt mungesa e tij në disa ndeshje. Me shumë mundësi, sulmuesi argjentinas nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e parë të Champions Leagues.

Sikur të mos mjaftonin mungesat e Vidal dhe Pirlos, Allegri duhet të bëjë edhe pa Tevezin, në vend të të cilit pritet të aktivizojë talentin francez Coman.

Top Channel