Conte: Kam nevojë për lojtarë të uritur për sukses

10/09/2014 00:00

Pas 77 vjetësh Italia arrin të marri një fitore në Norvegji. Antonio Conte debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme në një ndeshje zyrtare me kombëtaren e Italisë, duke mundur 2-0 Norvegjinë.

“Kemi nevojë për njerëz të uritur për sukses dhe jo për njerëz të famshëm. Djemtë janë të kënaqur, pasi i kanë kuptuar idetë e mija”, kështu është shprehur trajneri i Italisë menjëherë pas suksesit në Norvegji.

Ish-trajneri i Juventusit e ka vlerësuar kombëtaren e Norvegjisë duke thënë se çdo ekip do ta ketë të vështirë të fitojë ndaj nordikëve.

Conte është pyetur në lidhje me paraqitjen e Simone Zaza, autori i golit të parë dhe zëvendësuesi i Balotelli-t në sulm.  “Kam nevojë për njerëz të cilët dëshirojnë të fitojnë. Tashmë nuk ka më kthim prapa”.

Top Channel