Marin Cilic, “mbreti” i US Open

09/09/2014 00:00

Një kroat 25-vjeçar që renditet në vendin e 16 të klasifikimit të tenisit për meshkuj dhe që nuk ishte favorit për askënd, është mbreti i ri i US Open.

Emri i tij është Marin Cilic, 1,98 metra i gjatë. Ai mundi në finale japonezin Kei Nishikori me rezultatin 6-3, 6-3 dhe 6-3.

Kjo ishte hera e parë që nga Australian Open në vitin 2005 që një finale Grand Slam-i nuk kishte praninë e të paktën njërit prej “katër fantastikëve”: Federer, Nadal, Djokovic apo Murray.

Cilic ishte më i freskët ndaj një Nishikori që kishte mbaruar karburantin në 14 sete kundër Raoniçit, Wawrinkës dhe Djokoviçit në raundet e mëparshme. Kroati humbi vetëm një herë shërbimet e tij dhe realizoi plot 17 “ace” gjatë lojës.

Top Channel