Bllokohet rruga Tiranë-Durrës

08/09/2014 00:00

Një korsi e rrugës Tiranë-Durrës u bllokua mesditën e sotme, për shkak të një aksidenti.

Një trajler është përmbysur në rrugë, duke penguar kalimin në vendin e quajtur “Ura”, pranë një pike karburanti.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se gjithçka ndodhi në një parakalim në pjesen e hyrjeve dhe daljeve në superstradë dhe në aksident janë përfshirë edhe tri mjete të tjera.

Lëvizja pritet të nisë pas spostimit të kamionit të përmbysur dhe pastrimit të një sasie shumë të madhe asfalti, që është derdhur nga karroceria e trajlerit.

Policia ndaloi qarkullimin, ndërkohë që nga videot e dërguara në redaksinë e lajmeve në Top Channel duket që nuk ka pasur të lënduar me pasoja serioze nga ky aksident. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke marrë masat, ndërkohë atje janë dërguar edhe mjete të rënda për të hapur kalimin.

Top Channel