Cana: Një nisje ëndrrash

08/09/2014 00:00

Lorik Cana deklaroi se Shqipëria i bëri një “nisje ëndrrash” eliminatoreve të Europianit “Francë 2016” pas fitores 1-0 ndaj Portugalisë në transfertë.

“Ishte një nisje ëndrrash për ne, një nisje perfekte. Po luanim jashtë ndaj skuadrës favorite për të fituar grupin dhe ende mendoj se janë ata favoritët. Është një rezultat historik ndaj një skuadre të madhe e për këtë jam shumë i lumtur. Jam i gëzuar për vendin tim dhe shqiptarët. Ia kushtoj popullit shqiptar këtë fitore dhe i premtoj që do të bëjmë maksimumin deri në fund të eliminatoreve”, tha kapiteni i kombëtares sonë.

Cana shtoi se ky sukses nuk duhet të na bëjë të “fluturojmë” pasi kemi një grup të vështirë: “E nisëm shkëlqyeshëm, por kemi një grup të vështirë. Do të ndeshemi me skuadra të mëdha si Danimarka, Serbia dhe Armenia. Kemi në grup shumë lojtarë të mëdhenj dhe unë shpresoj që të mbajmë ritmin deri në fund.”

Top Channel