Kalvari i Rossit, larg fushave për 4-5 muaj

06/09/2014 00:00

Sulmuesi i Fiorentinës, i prekur shpesh herë nga dëmtimet, Giuseppe Rossi, iu nënshtrua të premten një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, hera e tretë në karrierën e tij sportive.

27-vjeçarit i janë bërë dy ndërhyrje në po kaq vjet, teksa klubi i tij ka bërë të ditur se ai do të mungojë të paktën për 5 muaj, pas kësaj ndërhyrjeje të fundit. Rossi u dëmtua gjatë një seance stërvitore gjatë kësaj jave.

“Fiorentina njofton se Giuseppe Rossi i është nënshtruar sot (dje) një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e tij të djathtë në Kolorado”, bëri të ditur klubi i Serie A në një deklaratë. “Ekzaminimet treguan se ai ka një stabilitet të qëndrueshëm në ligamentin kruciat të operuar edhe më parë. Rikthimi në aktivitet do të diktohet nga specialistët, të cilët parashikojnë një mungesë të paktën për 4 apo 5 muaj”.

Top Channel