Tjetër dëmtim i rëndë për Giuseppe Rossi-n

06/09/2014 00:00

Sulmuesi i Fiorentinës dhe i kombëtares së Italisë, Giuseppe Rossi ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë pas atij që e la jashtë Kampionatit Botëror.

Drejtuesit e Fiorentinës kanë konfirmuar dëmtimin e sulmuesit, duke thënë se ai është serioz dhe do ta detyrojë lojtarin të qëndrojë për më shumë se 4 muaj jashtë fushave të blerta.

Lojtari u la jashtë listës së “Brazil 2014” nga trajneri i atëhershëm i kombëtares së Italisë, Prandelli me pretendimin se nuk ishte rikuperuar plotësisht nga një dëmtim i gjatë dhe fatkeqësisht Rossi nuk ka mundur të aktivizohet as në ndeshjen hapëse të Seria A kundër Romës, pasi ishte ankohej për dhimbje në gju që prej një muaji.

Top Channel