Conte e nis mirë me Italinë

04/09/2014 00:00

Debutim pozitiv për Antonio Conte si trajner i kombëtares së Italisë. Përballë 50 mijë spektatorëve në “San Nicola” të Barit, Itali mundi 2-0 Holandën në një ndeshje miqësor falë dy golave të shënuar nga Immobile dhe De Rossi.

Italianët e nisën vrullshëm takimin duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e tretë me anë të sulmuesit të Dortmund, Ciro Immobile. Vetëm 7 minuta më vonë të kaltrit fituan një 11-metërsh, pas një ndërhyrje të gabuar të Martins Indi, i cili u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori i takimit. Daniele De Rossi u tregua i saktë nga pika e bardhe, duke dyfishuar shifrat.

Dalje me të kuqe e Indit ishte një ndëshkim i rëndë për ekipin e Hiddink, edhe ky debutues në krye të ‘tulipanëve’.  Gjatë 90 minutave Holanda rrezikoi shumë pak në portën e italianëve, të cilët edhe pse me një lojtar më shumë në fushën e lojës nuk mundën dot të shënonin tjetër gol, deri në fundin e takimit.

Megjithatë, kjo ishte një ndeshje pozitive për ish-trajnerin e Juventusit, duke pasur parasysh se ishin përballë ekipit, i cili u rendit i treti në Kampionatin Botëror “Brazil 2014”.

Top Channel