Premtimi i Ronaldos: Utd, do të kthehem!

04/09/2014 00:00

“Manchesteri më ka mbetur në zemër, një ditë do të kthehem”.

Këto janë fjalët e Cristiano Ronaldos, të cilat kanë pushtuar të gjitha të përditshmet britanike. Portugezi, i ftuar nga Tag Heuer në një event automobilistik me Jenson Button në pistën Jarama në Madrid, ka dhënë disa deklarata “dashurie” në lidhje me ish-ekipin e tij, Man United.

“E kam thënë me dhjetra herë. Në Angli më kanë trajtuar shumë mirë, por nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

CR7 analizon edhe situatën aktuale të United. “Është një moment i vështirë, por janë gjëra që ndodhin. Më besoni, – shprehet për “Daily Mail”, – “djajtë” do të kthehen të jenë një skuadër e madhe. Vitin e kaluar patën një sezon të tmerrshëm, edhe tani nuk janë nisur mirë, por kanë bërë një merkato të fuqishme. Falcao është një lojtar i shkëlqyer, por mund të besojnë shumë edhe te Di Maria”.

Ronaldo tregon edhe njëherë se nuk e ka vlerësuar largimin e argjentinasit. “Është një lojtar klasi, nuk mund të them gjithnjë atë që mendoj. Por, po të ishte për mua, nuk do ta kisha lënë kurrë të largohej”, përfundon luzitani.

Top Channel