Ferrari, Montezemolo, gati lamtumira

04/09/2014 00:00

Pas një historie të gjatë drejtimi dhe dy periudhave fundamentale në historinë e Ferrarit, Luca di Montezemolo përgatitet për t’u larguar nga Maranello.

Mbeten për t’u përcaktuar koha dhe mënyra se si do t’i thotë lamtumirë skudërisë italiane. Ka zëra që flasin për një komunikatë që do të bëhet publike pas pak ditësh, ndërsa të tjerë flasin për një kohë më të gjatë, që mund të shkojë deri në muajin Dhjetor.

Në fakt, e ardhmja e Montezemolos duket e destinuar për të marrë frerët e “Alitalia”-s, si një prej njerëzve më të besuar të “Etihad”, sponsorit të Ferrarit.

Një largim nga Formula 1 që duket e pashmangshme, në prag të lëvizjeve të ardhshme në fushën e aksioneve të grupit FCA-Chrysler, teksa Ferrari do të mund të përfaqësonte yllin më të shndrritshëm e më tërheqës nga çdo investitor.

Sigurisht, argumenti që po dominon në vigjilje të Çmimit të Madh të Monzas në lidhje me gossip-et e ndryshme është shuar. Por flitet për diçka që është shumë më e rëndësishme se sa thjesht thashethemet.

E ardhmja e Ferrarit duket se e ka gjetur që tashmë emrin e ri dhe fytyrën e re: Sergio Marchionne, menaxher i cili është më i zoti për financat se sa për garimin. Por, duket se do të jetë ky e ardhmja e Maranellos në këtë epokë të re.

Top Channel